Politika e korrupsioni penguan reformat (raport i DASH)

Date 2 Mars 2008

Politika e korrupsioni penguan reformat  ( www.kohajone.com)

Oli Xhilaga
E Diele, 02 Mars 2008

Klasa politike shqiptare dhe qeveria “Berisha” marrin nje tjeter shuplake nga faktori nderkombetar. Konkretisht, Departamenti amerikan i Shtetit, ne raportin e pervitshem, konstatoi perpjekje te vendit tone ne luften kunder narkotikeve dhe krimit financiar, por qe kushtezohen nga niveli i larte i fenomeneve negative, si korrupsioni apo ekonomia informale. Kesisoj, me shume sesa arritje, ne kete raport vihen re qarte perpjekjet e cala te qeverise dhe te klases politike per te arritur nje permiresim te dukshem ne luften kunder narkotikeve dhe krimit financiar. Madje, shkak per nje situate te tille, sipas raportit, eshte pikerisht natyra kontradiktore e politikes sone. Ne kete menyre, me nje gjuhe tejet kritike, raporti theksonte se “deshira e Shqiperise per te hyre ne BE dhe NATO vazhdon te perbeje shtyse per qeverine per te zbatuar reforma, por natyra e percare e politikes shqiptare dhe zhvillimi i ngadalte i shoqerise civile e kane penguar perparimin”. Njekohesisht, po sipas ketij raporti, Shqiperia sherben si nje vend transit per trafikun e heroines nga vendet e Azise Qendrore ne Evropen Perendimore.

“Grupet e krimit te organizuar vazhdojne ta perdorin Shqiperine si pike transiti per drogat dhe kontrabanda te tjera, per shkak te pozites strategjike gjeografike te vendit, dobesise se shtetit ligjor dhe sistemit te pa reformuar gjyqesor, si edhe kufijve lehtesisht te depertueshem”, theksohet ne raportin e pervitshem te DASH-it. Po keshtu, ne te theksohet se Shqiperia eshte pike transiti per heroinen qe vjen nga Afganistani, permes rruges se Ballkanit, Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqiperi pastaj ne Itali, Mal te Zi, Greqi dhe pjesen tjeter te Evropes Perendimore. Ne raportin e pervitshem per drogen dhe pastrimin e parave, Departamenti amerikan i Shtetit thote se Shqiperia ka bere permiresim ne luften kunder narkotikeve dhe krimit financiar, por perpjekjet e saj pengohen nga korrupsioni, mangesite profesionale ne strukturat e rendit, sistemi i pa reformuar gjyqesor, si edhe ekonomia informale.

Duke qene nje vend transit per trafikimin e narkotikeve, armeve, kontrabandes dhe qenieve njerezore, sipas raportit, Shqiperia perballet me rrezikun e larte te pastrimit te parave. Te ardhurat, qe sigurohen me rruge kriminale, burojne kryesisht nga trafiqet, korrupsioni zyrtar dhe mashtrimet. Korrupsioni dhe krimi i organizuar jane burimet kryesore te pastrimit te parave. Ne vitin 2007, kapja e heroines ra disi, ndersa kapja e drogave te tjera mbeti e larte. Qeveria e Shqiperise, thuhet ne raport, ne pergjigje te trysnise dhe me ndihme nderkombetare, po i lufton me me agresivitet elementet kriminale, por puna e saj vazhdon te pengohet nga mungesa e burimeve dhe perhapja e madhe e korrupsionit.

Korrupsioni

Korrupsioni mbetet nje problem me rrenje te thella ne Shqiperi. Pagat e uleta, ryshfetet dhe rrjetet e lidhje te ngushta sociale e veshtiresojne luften ndaj korrupsionit ne polici, gjykata dhe dogana. Shifrat e dhena nga Prokuroria e Pergjithshme, ne baze te se cilave nga rritja 13 per qind e rasteve qe arriten te paraqiten ne gjykata, shumica kishte te bente me korrupsionin, veprimtarite e paligjshme te zyrtareve te qeverise dhe trafikimin.

Krimi i organizuar

Grupet e krimit te organizuar, vazhdojne ta perdorin Shqiperine si pike transiti per drogat dhe kontrabanda te tjera, per shkak te pozites strategjike gjeografike te vendit, dobesise se shtetit ligjor dhe sistemit te pa reformuar gjyqesor, si edhe kufijve lehtesisht te depertueshem. Grupet e krimit te organizuar e perdorin Shqiperine si baze operacionesh per kryerjen e aktiviteteve kriminale.

Pastrimi i parave

Duke qene nje vend transit per trafikimin e narkotikeve, armeve, kontrabandes dhe qenieve njerezore, Shqiperia perballet me rrezikun e larte te pastrimit te parave. Te ardhurat qe sigurohen me rruge kriminale burojne kryesisht nga trafiqet, korrupsioni zyrtar dhe mashtrimet. Korrupsioni dhe krimi i organizuar jane burimet kryesore te pastrimit te parave.

DASH per…

Drogen

Shqiperia eshte pike transiti per heroinen qe vjen nga Afganistani, permes rruges se Ballkanit, Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqiperi pastaj ne Itali, Mal te Zi, Greqi dhe pjesen tjeter te Evropes Perendimore. Nje sasi e kufizuar, por qe sa vjen e rritet e kokaines kontrabandohet nga Amerika Jugore ne Shqiperi, si per konsum te brendshem dhe per eksport. Pervec kesaj, rrjetet kriminale po perdorin gjithnje e me shume shqiptaret per te transportuar kokaine dhe heroine nga vendet e tjera ne Shqiperi, Itali dhe Greqi.

Kufijte

Portet, kufijte jo shume te ruajtura tokesore, se bashku me nje polici dhe dogana te financuara e menaxhuar keq dhe me mangesi ne pajisje, e bejne Shqiperine nje vend te lakmueshem transit per trafikantet qe transportojne droga ne Evropen Perendimore. Ne shume raste, personeli i ri nuk kishte pervoje te meparshme, kualifikimin e duhur, apo nje ide te qarte te funksionimit te kufirit.

Kualifikimin

Shtetet e Bashkuara po i intensifikojne aktivitetet ne fushat e rendit dhe reformes ligjore. Nje nga problemet e hasura lidhur me ndihmen ne kualifikim, eshte politizimi i larte ne te gjitha nivelet e qeverisjes qe sjell si rezultat mungesen e nje administrate civile te forte, keshtu qe shume punonjes qe i nenshtrohen kualifikimit, behen objekt largimi nga detyra gjate tranizicioneve politike.

Hapat para

Shqiperia e ka bere perparesi luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut dhe policia po e rrit rolin ne operacionet kunder narkotikeve. Deshira e Shqiperise per te hyre ne Bashkimin Evropian dhe NATO vazhdon te perbeje shtyse per qeverine per te zbatuar reforma, por natyra e percare e politikes shqiptare dhe zhvillimi i ngadalte i shoqerise civile e kane penguar perparimin.

Nismat

Qeveria ka ndermarre disa hapa kunder korrupsionit: si miratimi i ligjit per Parandalimin e Konflikteve te Interesave dhe nxjerrja e nje afati kohor per zbatimin e tij. Ajo nxori jashte ligjit qarkullimin e gomoneve dhe disa llojeve te tjera mjetesh lundruese ne te gjitha ujerat territoriale per nje periudhe prej tre vjetesh, gje qe duket se e ka pakesuar levizjen e drogave permes mjeteve te vogla te lundrimit, vecanerisht ne Itali.

Perparesite

Shqiperia e ka bere perparesi luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut dhe policia po rrit rolin ne operacionet kunder narkotikeve. SHBA se bashku me Bashkimin Evropian dhe partnere te tjere nderkombetare, do te vazhdojne te punojne me qeverine per te bere perparim ne luften kunder trafikut te paligjshem te droges, per te perdorur me efektivitet ndihmen per strukturat e rendit, ne mbeshtetje te reformen ligjore.

1 koment

  1. genta thotë:

    Rreth flamurit të përbashkuar
    Me një dëshir’ e një qëllim,
    Të gjith’ atje duke u betuar
    Të lidhim besën për shpëtim.

    Prej lufte veç ai largohet
    Që është lindur tradhëtor,
    Kush është burrë nuk frikësohet,
    Po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
    Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
    Këtu armiqtë s’kanë vënd!

    Se Zoti vetë e tha me gojë
    Që kombe shuhen përmbi dhé,
    Po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!

Shkruaj një koment